Dashi
Bëhuni gati të shkëlqeni sot! Aftësia juaj për të magjepsur e surprizuar të tjerët po bëhet shumë e fuqishme. Shfrytëzoni ditën sot për për të shprehur ndjenjat. Nuk jeni më protagonistë të ngjarjeve të ditës, ju duhet të respektoni rutinën! Pika e dobët miqësia e pasinqertë, çelësi i suksesit: distancimi.

Demi
Ju dema po tregoheni tolerantë me miqtë dhe të afërmit. Një person konfliktual po përpiqet të trazojë ujërat në çështjet profesionale, edhe mund t’ju sfidojë. Të qenurit të shpërndarë ju ka larguar nga problemet që ishin pengesë më parë. Uleni pak ritmin e debateve dhe konkludoni me qetësi për rivalët tuaj. Pika e dobët është papjekuria e mendimit, çelësi i suksesit; rastësia.

Binjakët
Ju duhet të reflektoni ndaj partnerit që po ndeshet vetëm me indiferentizmin tuaj. Lojërat e fjalëve po ju lodhin, ndaj vërini pikën raporteve me persona që u mungon gjuha e mirëkuptimit. Pika e dobët; qetësia, çelësi i suksesit; fleksibiliteti.

Gaforrja
Të dashura gaforre, shmangni shenjat që deformojnë arritjet tuaja plot sakrifica. Yjet ju kanë fokusuar dhe premtojnë një mbarëvajtje për të gjithë ditën. Dashuria është në pozita të mira, ndërsa sfera profesionale ka nevojë për përkushtim. Është koha të shijoni frytet e intrigave që keni sajuar më parë, por kujdes se mund të bini vetë kurth. Pika e dobët është pabesia, çelës i suksesit; shkathtësia.

Luani
Luanët kërkojnë një periudhë pauze për të mbledhur energjitë. E kundërta ndodh në dashuri ku planet po shkojnë shkëlqyeshëm. Në punë mos u ngatërroni me problemet e të tjerëve, por shijoni qetësinë tuaj. Pika e dobët është nervozizmi, çelësi i suksesit; mania për përsosmëri.

Virgjëresha
Ju nuk po dini të ndaloni drejt suksesit. Problem është pak mungesa e vullnetit për t’i çuar punët deri në fund. Në shtëpi është krijuar një atmosferë e ngrohtë falë aftësisë suaj për të ruajtur ekuilibrat. Yjet ju këshillojnë të mos bëni shpenzime, çelësi i suksesit; besimi tek vetja.

Peshorja
E kaluara ju thërret drejt momenteve që ju keni shkëlqyer. Mos shpresoni të jeni si më parë, kurrë nuk është vonë të riformatoni veten. Miqtë ju mbështesin, ndërsa kolegët kanë zbutur tonet. Merreni si një fillim të ri romancën dhe mos u stepni para personit që pëlqeni. Pika e dobët; melankolia, çelësi i suksesit; financat në rritje.

Akrepi
Hidheni grepin larg e mos prisni çfarë t’ju sjellë deti. Këngët e dashurisë nuk jua prekin më zemrën, ndërsa ju duhet të përdorni gjithë sharmin tuaj për të rifituar zemrën e partnerit. Pika e dobët është inati i brendshëm, çelësi i suksesit; inteligjenca.

Shigjetari
Kur jeni të bindur për diçka, një projekt, një iniciativë, një objektiv, entuziazmi juaj është aq magjepsës, sa është praktikisht e pamundur të mos bësh tifo për ju. Ka megjithatë nga ata njerëz që nuk po ju njohin më, sepse këto kohë duket sikur jeni tërhequr. Pika e dobët është lakmia, çelësi i suksesit; dëshira për të bërë mirë.

Bricjapi
Flisni qartë me ata që ju kërkojnë favore. Dita është në favorin tuaj. Loja me kujtimet dhe imagjinatën ju ka rënë keq në kokë dhe nuk po ju hyn në sy nevoja për të ardhur me këmbë në tokë. Pika e dobët është disfavori astral, çelësi i suksesit; fjalët e ëmbla.

Ujori
Të dashur ujorë jeni me fat. Lehtësira financiare, udhëtime dhe takime të ngrohta ju presin. Mos u ngutni të jeni të parët, se jeni natyralisht. Pika e dobët është humbja e besueshërisë tek të tjerët, çelësi i suksesit; buzëqeshja.

Peshqit
Kjo është dita juaj me fat. Energjia juaj është e adhurueshme. Angazhimi intelektual do ju nxjerrë në bregun tjetër. Jepni më shumë seç pritet dhe do jeni të kërkuar në rrethin tuaj. Pika e dobët është zhurma që bëni për asgjë, çelësi i suksesit; shija e hollë estetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb