Deputetja Flutura Açka e quan të gabuar retorikën që po përdor Partia Demokratike, se kryeministri Edi Rama kërkon të marrë mandatin e 4-ët në zgjedhjet parlamentare të 2025.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, Açka tha se PD duhet të flasë si fitimtare dhe jo t’i paraprijë humbjes, ndërsa shtoi se me ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor në 26 korrik 2024, PS-së iu dhanë në tavolinë 15 mandate më shumë se opozita.

“Po të fillosh me retorikën që Edi Rama do ta marrë mandatin e 4-ët, ai do ta marrë edhe këtë mandat të katërt, ti duhet të mendosh dhe të flasësh si fitimtar. Është momenti historik që Shqipëria të mos rikthehet në një neodiktaturë me brekushe dhe ngjyra. Kontrolli mbi ne është jo si dikur, është më i sofistikuar, por është i njëjti, deri në frymë ne kontrollohemi. Por si do t’ua fitojmë ne shqiptarëve besueshmërinë? Secili nuk duhet të mendojë për mandatin e tij. Është bërë një dëm i madh duke i dhënë mundësinë me 15 mandate Edi Ramës në 26 korrik, historia do t’i dënojë këta. Pse e kanë bërë? Duhet të ballafaqohen me demokratin e thjeshtë pse e kanë bërë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb