Ukrainasit po vijojnë të kenë sukses në inkursionin brenda territorit të Rusisë, ku po zhvillon luftime të ashpra në rajonin e Kurskut.
Në një video shfaqet momenti kur raketat ukrainase bien mbi qytetin rus të Belgorodit. Pamjet nga ajri tregojnë raketat ë godasin pjesë të ndryshme të qytetit rus, ku hidhet në erë një makinë dhe të tjera objekte ushtarake.
Kievi nga ana tjetër pretendon se ka arritur të fusë nën kontroll disa fshatra të tjera në Kursk. Rusët kanë nisur që të përforcojnë vijën mbrojtëse përgjatë kufirit ruso-ukrainas, për shkak të frikës së inkursioni mund të zgjerohet.
(Balkanweb)