Interi ka njoftuar në faqen zyrtare rinovimin e Kristjan Asllanit deri më 30 qershor 2028. Mesfushori shqiptar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit me kampionët e Italisë.
“Jam shumë i lumtur për të vazhduar këtë aventurë me ju, shihemi së shpejti në San Siro”, – shkruan Asllani. 22-vjeçari numëron mbi 50 ndeshje me Interin.
Un’emozione così 🎤🤩#ForzaInter #Asllani2028 pic.twitter.com/3O67R58z2f
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 16, 2024