Eduart Rroca gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme me skuadrën e Ankara Kecierengucu. Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit me ekipin e tij të ri.

Rroca arriti të realizonte në minutën e 56-të të sfidës ndaj Adanaspor, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij. Mesfushori u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ky ishte goli i parë me skuadrën e tij të re në ndeshjen e katërt.

Vlen të theksohet fakti se sezonin e shkuar Rroca ishte pjesë e Manisës, ku realizoi 10 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Gjithsesi periudhën më të mirë të karrierës, 31-vjeçri e pati te Istanbulspor, ku në sezonin e parë shënoi plot 9 gola në 27 ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb