Në podcastin Luarasi në News 24 ishte i ftuar dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi, Admir Belishta.

Balishta tha se në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Luarasi, studentët marrin njohuri teorike, por edhe praktike, me qëllim që të përgatiten për tregun e punës. Ai tha se shumë studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Luarasi janë sot gjyqtarë dhe prokurorë ose punojnë në institucione të ndryshme, duke përfshirë administratën publike.

Profesor Balishta nënvizoi se kërkesat e maturantëve për regjistrim në Universitetin Luarasi janë tepër të larta. Ai tha se një e ardhme e sigurt për çdo student është zgjedhja e Universitetit Luarasi për të ndjekur studimet e larta.

Pedadogia Denisa Kele: Çdo të hënë kemi të ftuar një ekspert, edhe sot kemi një ekspert në fushën ligjore. Sot do flasim pak a shumë për disa nga përditësimet ligjore në fushën e drejtësisë penale, por edhe proceduriale, gjithashtu për të drejtat e të miturve. Për këtë temë kam në studio profesorin e asociuar Admir Belishta. Profesor ju jeni dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi, autor i disa botimeve monografike dhe teksteve në fushën e drejtësisë penale dhe proceduriale. Keni disa tekste në pjesën e procedurës penale. Të nisim pak me eksperiencën tuaj te Luarasi, por edhe me programet që Fakulteti Juridik ofron ndoshta këtë vit, por ndoshta edhe ndonjë program inovativ që vjen me kurrikula të ndryshme, që të ofrojnë me vendin e punës. Cilat janë disa nga programet dhe risitë që Fakulteti Juridik te Luarasi sjell këtë vit?

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi, Admir Belishta: Unë kam një eksperiencë gati 5-vjeçare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Luarasi. Fillimisht si pedagog i Procedurës Penale në Departamentin e të Drejtës Penale të këtij fakulteti, më pas zv dekan e tashmë dekan i Fakultetit të Drejtësisë. Aktualisht Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi ofron katër programe studimi, programin e studimit të integruar që zgjat 5 vite, ku këtë vit akademik ne futemi në vitin e pestë, pra fundi i këtij viti akademik që do të nisë. Nxjerr dhe brezin e parë të studentëve me një kohëzgjatje 5-vjeçare. Kemi programin e studimit Master i Shkencave në të Drejtën Penale, Master i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare, si dhe një program studimi të një studimi profesional, ‘Siguria dhe Rendi Publik’, që është master profesional unik në vendin tonë. Lëndët që zhvillohen në këto degë studimi janë lëndë që kanë qasje bashkëkohore, në përputhje me programet e universiteteve dhe fakulteteve më të zhvilluara jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit.

Denisa Kele: Duke qenë se Universiteti Luarasi është një brand tashmë, në fushën juridike, që luan rol me rëndësi në tregun e punës, është diplomë që vlen shumë në tregun e punës. Si jeni munduar që në 21 vjet Fakulteti i Drejtësisë te Luarasi të vazhdojë të jetë brand kaq i fuqishëm në tregun e punës?

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi, Admir Belishta: Ky është një konstatim i saktë. Për shkak se sot ka krijuar emrin e vet Fakulteti i Drejtësisë, me të cilin është themeluar edhe vetë Universiteti Luarasi më 2003. Arsyet se përse Fakulteti i Drejtësisë në Luarasi vazhdon të jetë një brand janë disa: 1. Rekrutimi i stafit akademik. Stafi akademik është tepër cilësor, jo vetëm me grada, por duke thirrur edhe prakticienë të së drejtës. 2. Alternimi i dijeve teorike me praktikën. Studentët nuk duhet të lexojnë, por duhet edhe të zbatojnë ato që lexojnë. Ndërthurja e teorisë me praktikën pa diskutim që sjell rezultate, nxjerr studentë cilësor. 3. Ka një seriozitet dhe cilësi në mësimdhënie. Kjo bën diferencën edhe në raport me fakultetet e tjera. Sot shumë studentë tanë janë gjyqtarë, prokurorë, janë në pozicione të rëndësishme të organeve të pavarura kushtetuese, të organeve të administratës publike, sipërmarrje private.

Denisa Kele: Një problematikë e studentëve sot është se dijen e marrin në teori. Si bëhet praktika nga studentët e Juridikut në Universitetin Luarasi?

Admir Balishta: Kjo është sfidë e punës sonë. Në kurrikulat e tyre të gjithë studentët mësojnë një lëndë, që quhet praktikat mësimore. Ajo lëndë është vendosur jo pa qëllim, sepse aty ka një qasje të pikës së lidhjes mes teorisë dhe praktikës. Praktikat mësimore zhvillohen në bazë të një plani, që vetë universiteti organizon, duke bashkëpunuar me institucione si gjykata, prokurori, institucione të administratës publike, Dhomën e Avokatisë, me noter, me ekspertë ligjorë, ku studentët atashohen pranë këtyre institucioneve. Studentët gjithashtu zhvillojnë gjyqe imituese. E kemi bërë këtë në sallat e gjyqeve në Tiranë, ndërsa po përpiqemi të përgatisim një sallë pranë Universitetit Luarasi, që të zhvillojmë gjyqe imituese. Studentit i jepet detyrë që të përpilojë akte proceduriale. Një mënyrë tjetër është edhe orët e hapura të leksioneve, ku ftojmë specialistë, ekspertë të fushave ligjore, drejtues të institucioneve, që sjellin praktikat e tyre. Ne bëjmë gjithçka që të orientojmë studentët drejt praktikës.

Denisa Kele: Profesor, kalojmë në fushën tuaj të ekspertizës. Cilat janë disa nga përditësimet ligjore në fushën penale, proceduriale dhe cili është qëllimi që përditësimet kanë në këto momente?

Profesor Admir Balishta: Ligjvënësi shqiptar, është dashur që të bëjë përditësime, sa herë që ka ndryshime politike, shoqërore etj. Më 2017 një sërë ligjesh u ndryshuan, u përditësuan. Kodi i Procedurës Penale më 2017 preku ndryshime qoftë në shtesa, në fuqizime, në përditësime të përmbajtjes në gati 2/3 të dispozitave të veta. Kishte ndryshime edhe më 2021. Një ligj specifik është Kodi i Drejtësisë Penale, që ka nisur të zbatohet më 2018. Është një kod që ka një grup normash të natyrës proceduriale, penale dhe materiale penale, por trajton specifikisht të miturit në konflikt me ligjin e kjo përbën një risi. Kodi i Procedurëës Penale u përditësua edhe me institute të reja proceduriale, që nuk i kemi pasur më parë. Këtu mund të dalim tek seanca paraprake dhe gjyqtari i seancës paraprake. Është filtër, që mendoj se nëse zbatohet siç duhet, është filtër shumë i mirë, që dërgon dosjen në mënyrë të saktë ligjërisht dhe shkurton kohën e zgjatjes së gjyqit. Kemi përditësime si gjykimi me marrëveshje, urdhri penal, nga ana tjetër kthehemi tek ligji për të miturit, te Kodi i Procedurës Penale për të mitur. Aty kemi institute që kanë të bëjnë me llojet e dënimit për të mitur, që dallohen nga dënimet për të rriturit.

Denisa Kele: Çfarë është drejtësia për të miturit dhe si ndryshon ajo nga sistemi i drejtësisë për të rritur?

Profesor Admir Balishta: Drejtësia për të mitur ndryshon nga drejtësia për të rritur edhe nga subjekti. Fakti që kemi të mitur që ka rënë në konflikt me ligjin, duke qenë se mosha e tij është ndryshe nga një i pandehur madhor, trajtimi që i bëhet është trajtim specifik. Kodi i Procedurës Penale për të Mitur trajton sesi duhet të veprohet kur dënohet një i mitur. Masat që jepen janë të ndryshme. I mituri ka nevojë edhe të riintegrohet në shoqëri.

Denisa Kele: Janë rritur edhe krimet kibernetike. Po bëhet një problem tepër serioz.

Profesor Admir Balishta: Kur të miturit janë viktimë e krimeve kibernetike, lënë pasoja tepër të rënda tek ta. I mituri që është viktimë e sulmeve të ndryshme kibernetike ka probleme në zhvillimin psiko-motor. Duhet që të profilizohen sa më shumë ekspertë nga institucionet shtetërore, që ndihmojnë organin procedues në hetimin e këtyre veprave.

Denisa Kele: Profesor jemi në fund, ndoshta një mesazh për të gjithë ata studentë që na ndjekin, përfundoi faza e parë e regjistrimit, janë dhe disa faza të tjera. Një mesazh për studentët…

Profesor Admir Balishta: Pavarësisht se numri i maturantëve është në tkurrje, ne jemi në rritje të kërkesave të studentëve dhe të regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Drejtësisë tek Universiteti Luarasi. Ju bëj thirrje prindërve, maturantëve, që shohin se studimi për drejtësi garanton të ardhmen e tyre, se kjo e ardhme garantohet tek Universiteti Luarasi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb