Trajneri i Dinamos, Ilir Daja komentoi fitoren 2-1 ndaj Skënderbeut.

“Unë e thashë dhe në derbin me Partizanin që koha e pakët do na ndikonte probleme në manovër. Kjo plotësohet me mentalitetin që kanë çunat që nuk dorëzohen. Pas barazimit me Partizanin, kjo fitore u shkon çunave. Dëshira dhe mentaliteti bëjnë që edhe problemet të sfumohen. Na duhej ky 3 pikësh për qetësi. E përsëris për herë të dytë që fitorja i shkon lojtarëve të mi.

Besoj që Zabërgja është një djalë që unë e kam pasur dëshirë ta merrja te Ballkani para 2 vitesh pasi ka potencial shumë të mirë. Ka aftësi individuale, por punon shumë edhe për ekipin. Besoj që rënia në fund na ndodhi dhe me Partizanin dhe sot me Skënderbeun. Është e natyrshme kur bën tranzicione të shpeshta dhe prishen ekuilibrat në lojë.

Deri më tani djemtë më kanë ndjekur për aq sa kemi pasur kohë të punojmë. Kur të konsolidojmë formacionin me 11-shen më të mirë, jo Dinamo e Ilir Dajës, por është e dinamovitëve, por do të themi që kemi filluar një bashkëpunim stafi bashkë me lojtarët”, tha Daja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb