Numri një i stolit të Tiranës, Bledi Shkëmbi, dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Elbasanin.

“Ndikon edhe eksperienca, për barazimet. Po mundohemi të marrim më të mirën nga barazimet. Sot bëmë një ndeshje pozitive, luajtëm për ta fituar. Nuk arritëm të shënonim për meritë edhe të kundërshtarit. Më vjen keq për barazimet, në ndonjë ndeshje mund të merrnim ndonjë pikë më shumë. Por nuk kemi ç ‘bëjmë, duhet të vazhdojmë të luajmë, shpresojmë që fitorja të vijë sa më shpejt. Nuk është çudi që fitorja të vijë në derbi. Ne do të luajmë për ta fituar derbin.  

Sistemin e ndryshova, sepse këta ishin lojtarët më në formë. Mendova që secilin ta vendos në pozicionin e tyre natyral. Dembele ka luajtur 2 ndeshje në mesfushë. Sot mendova që të luante në mbrojtje, jam i kënaqur me treshen e mbrojtjes. Jo vetëm për fazën mbrojtëse, por duke kaluar edhe në linja dhe reparte. E bëmë mirë, edhe pjesa tjetër e skuadrës bëri mirë. E vuajmë pjesën e barazimeve, na krijon ngërç psikologjik. Në qoftë se do të ishim të kujdesshëm nuk do ta kishim pësuar atë gol aq të shpejtë dhe aq të thjeshtë.  

Jam i kënaqur me grupin që kam. Kemi një grup të shëndoshë, për nivelin që kemi. 15-16 lojtarë të një niveli. Nuk kemi disnivel. Nuk kemi yje. Kemi skuadër që punon dhe vrapon mirë. Një skuadër që është e vëmendshme edhe taktikisht. Edhe lojtarët e stolit në përgjithësi kanë bërë mirë. Edhe sot dhanë maksimumin. Diçka pozitive për të krijuar një grup të fortë dhe me besim. 

Do shkoj ta përqafoj Selmanin, e meriton. Është nga lojtarët kryesor të skuadrës që na jep shumë besim”, -tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb