Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e një drejtuesi të lartë të policisë në Elbasan.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, i cili sqaron se telefoni është sekuestruar rreth një muaj më parë, pas operacionit kundër Çopjave që është zhvilluar më 31 korrik.
Veprimet duket se janë ndërmarrë në lidhje me dekonspirimin e operacionit ndaj vëllezërve Çopja.
Mësohet se mbi ngjarjen janë marrë në pyetje edhe disa zyrtarë policie lidhur me mënyrën se si janë ekzekutuar masat e arrestit.