Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit antikanabis “Territor i pastër”, ka asgjesuar 1388 bimë kanabisi.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan bimët narkotike.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb