Vincent Cassel do të bëhet baba për herë të katërt, pasi partnerja e tij Nara Baptista është shtatzënë.
Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur vetë Baptista, e cila ka postuar në Instagram tre foto me barkun e fryrë, duke shkruar në mbishkrimin: “Mami po të pret”.
Shihni postimin
Narah Baptista is pregnant! French actor Vincent Cassel, 57, is expecting his first child with model girlfriend, 27, just over a year after 'split from ex-wife Tina Kunakey' https://t.co/Z43RQefaaj
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) September 16, 2024
Aktori 57-vjeçar prej rreth një viti është në një lidhje me modelen, duke shprehur shpeshherë dashurinë për të në rrjetet sociale. 27-vjeçarja Baptista punon me agjencinë “Elite Models LA” në SHBA. Origjina e saj është nga Brazili dhe Australia dhe madje ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Universe Australia” në vitin 2020. Ajo është gjithashtu anëtare e lëvizjes “Black Lives Matter”.
Ngjashmëria e saj me Tina Kunakei, ish-gruaja e Cassel, është e habitshme. Kunakei, e cila është edhe modele, u martua me Kassel në vitin 2018, por lidhja e tyre përfundoi papritur dhe asnjëra palë nuk ka folur ndonjëherë për arsyet që sollën fundin e martesës së tyre.
Në një intervistë në vitin 2020 për finalen e “Miss Universe Australia”, Baptista, e pyetur se çfarë do të bënte me çmimin nëse do të fitonte, u përgjigj se donte të investonte në studimet e saj dhe se qëllimi ishte t’i përkushtohej të tjerëve.
Aktori francez është tashmë baba i tre fëmijëve, Deva 19-vjeçare dhe Leonie 13-vjeçare, të cilën e kishte me Monica Bellucci-n dhe Amazony-t 5-vjeç, të cilën e kishte me Tina Kunakei në vitin 2019.