Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar atentatin e dytë për vrasjen e Donald Trump.
“Venezuela e dënon plotësisht këtë tentativë për vrasje të ish presidentit Donald Trump. Ju bëj thirrje që të kërkoni një hetim, të cilin, ju Donald Trump duhet të udhëhiqni personalisht për të mësuar të vërtetën se kush e urdhëroi dhe drejtoi atë, si dhe kush lëvizi gjërat në prapaskenë.
Ju meritoni shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të vazhduar projektet tuaja”, tha Maduro.
Presidenti foli dhe për ndalimin e dy shtetasve spanjollë në vend, duke pretenduar se janë të lidhur me shërbimin sekret të Madridit që planifikonin vrasjen e një kryebashkiaku. Në një shfaqje të pazakontë, Maduro doli dhe më një armë amerikane në duar në programin e tij javor televiziv, ndërsa tha se snajperi ishte pjesë e një ngarkese të sekuestruar.