Fabio Capello, analizoi së fundmi sezonin e Napolit të Antonio Contes.

“Fitorja e qartë, e arritur në Cagliari, konfirmoi se Napoli gjithashtu mund të jetë një faktor për titullin. Arsyeja është shumë e thjeshtë: skuadra e Antonio Contes ka vetëm kampionatin, ndaj mund t’i kushtohen me trup dhe shpirt këtij kompeticioni. Mospasja e angazhimeve të tjera në Kupat Europiane mund të jetë një avantazh i konsiderueshëm ndaj kundërshtarëve të tyre, të cilët do të kenë pak kohë për të punuar së bashku midis një ndeshjeje dhe një tjetre.

Natyrisht, Interi mbetet favoriti numër një, mbi të gjitha për shkak të kompletimit të skuadrës, por ky Napoli, nëse ruan vazhdimësinë, mund ta rivalizojë deri në fund. Sipas meje, pika e kthesës erdhi në verë, kur u punësua Antonio Conte, një trajner që dëshiron të punojë dhe të fitojë, i cili nuk i lë asgjë fatit. Plus, ai ka edhe përvojën e duhur, duke qenë se tashmë ka fituar katër kampionate. Ai di si ta bëjë këtë”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb