Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Interit, Pep Guardiola dhe Rodri kanë folur në konferencën për shtyp për Cityn. Mesfushori spanjoll, i cili shënoi golin në Stamboll, i cili u dha anglezëve Kupën dhe u shua ëndrrat e Nerazzurrëve, foli për dualizmin me Calhanoglu: Mesfushorit turk i Interit, në një renditje ideale, në fakt e ka vendosur veten në vendin e parë mes mesfushorëve,përpara Rodrit. Ja përgjigja e tij: “Është mendimi i tij dhe unë e respektoj, nuk jam këtu për të gjykuar lojtarët e tjerë. Prandaj ju jeni këtu (u tha ai duke iu drejtuar gazetarëve) që e bëni këtë më profesionalisht. Unë dua të jem më i miri. Unë stërvitem dhe luaj për këtë, por nuk filloj të bëj renditje”.

Duke thënë këtë, Rodri më pas u ndal te vlera e Interit dhe vështirësitë e mundshme që City do të hasë nesër në mbrëmje: “Ka shumë aspekte për të cilat mund të shqetësohemi, ata kanë disa lojtarë kyç, mbrojnë shumë mirë dhe kanë tranzicione të shkëlqyera. Ka disa yje si Lautaro, lojtarë të rëndësishëm në mesfushë si Barella dhe Calhanoglu. Ata kanë cilësi si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe ata dinë të kalojnë shumë mirë nga një pozicion mbrojtës në një pozicion sulmues. Ata janë shumë të mirë në mesfushë, por ne do të japim maksimumin nesër. Do të jetë një përballje shumë interesante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: