Sandro Tonali u rikthye nga pezullimi për çështjen e basteve, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori i Neëcastle është shprehur se më e keqja ka kaluar.
“Çdo ditë është e ndryshme, veçanërisht me stafin dhe shokët e mi, sepse është normale të flasësh çdo ditë, është normale të kesh një marrëdhënie.
Në këto muaj më ka munguar futbolli, më ka munguar stadiumi, të gjitha emocionet në fushë”- tha ai.