Nuk ka dyshim se ky është një zhvillim i rëndësishëm në luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Një pajisje komunikimi e përdorur nga grupi i armatosur libanez u komprometua dhe u hakerua, dhe disa anëtarë të Hezbollahut u plagosën pasi pajisjet, të njohura si pagers, shpërthyen.

Kjo është një shkelje serioze e sigurisë – pajisja e komunikimit të Hezbollahut është komprometuar.

Ne kemi parë foto nga Libani të burrave të shtrirë në tokë të plagosur dhe të gjakosur. Kemi marrë edhe njoftime se spitalet kërkojnë gjak.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah disa muaj më parë u bëri thirrje luftëtarëve të tij, veçanërisht atyre në vijën e frontit përgjatë kufirit jugor të Libanit me Izraelin, të ndalojnë përdorimin e telefonave inteligjentë, sepse Izraeli ka teknologjinë për të depërtuar dhe komprometuar ato pajisje.

Ata tani kanë kaluar në një sistem tjetër komunikimi duke përdorur pager dhe duket se edhe ato pajisje janë komprometuar.

Ne morëm raporte për shpërthime të njëkohshme në Libanin jugor në lindje të vendit si dhe në periferitë jugore të Bejrutit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: