Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares realizoi 3 gola sot në Champions League e Azisë, duke ndihmuar kështu në maksimum Gwangju-në në triumfin 7-3 ndaj Yokohama. Pas ndeshjes, ylli kuqezi u shpreh i lumtur.

“Është ëndrra e çdo lojtari që të përfaqësojë vendin në arena të mëdha. Prandaj unë kam një ndjenjë përgjegjësie shumë herë më të madhe kur luaj për Kombëtaren time, te Shqipëria. Gwangju kishte gjithashtu ndeshjen e parë historike. Sot fitorja erdhi nga të gjithë, jo vetëm nga mua, kemi punuar së bashku. Forca ime është i gjithë grupi, të gjithë shokët e ekipit, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Asani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb