“Nuk e kam ëndërruar kurrë që pas “Familjes Moderne”, do të mund të punoja për diçka kaq të veçantë sa Griselda”
Sofia Vergara mori vlerësime të jashtëzakonshme pas performancës së saj në rolin e të Griseldës në serialin e “Netflix”, që eksploron jetën e famshme të Griselda Blanco-s. Aktorja kolumbiane u nominua në çmimet “Emmy 2024” si aktorja më e mirë protagonist në një film apo serial, por pavarësisht portretizimit të saj spektakolar, nuk e mori çmimin.
Ndërsa shumë nga fansat e saj u shprehën të zhgënjyer, Sofia pati një reagim krejt ndryshe. Në fund të fundit, çmimi u fitua nga Jodie Foster për “True Detective: Night Country”.
Ylli i Hollywood-it, në reagimin e në Instagram, tha me humor se çmimin ia vodhën për herë të pestë. “Më grabitën “Emmy”-n për herë të pestë”,- shkroi ajo spanjisht pas daljes nga spektakli i çmimeve, duke iu referuar katër nominimeve të mëparshme për “Modern Family”.
Edhe fansat e aktores ranë dakord. “Ju nuk fituat Emmy, por fituat zemrat tona”,- shkroi dikush, ndërsa një tjetër tha: “Faleminderit që jeni një shembull i shkëlqyer i përsosmërisë latine. Puna juaj e palodhur dhe këmbëngulja na frymëzojnë të gjithëve të ndjekim ëndrrat tona!”
Pavarësisht humbjes, Sofia tha se ishte e nderuar që fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm me rolin e Griseldës. “Nuk e kam ëndërruar kurrë që pas “Familjes Moderne”, do të mund të punoja për diçka kaq të veçantë sa Griselda”,- deklaroi ajo pas shpalljes së nominimit. “Griselda ishte roli im i parë dramatik dhe na u deshën 15 vjet për ta sjellë atë në jetë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij seriali.”
“Më duhej të hetoja vërtet se çfarë do të thoshte të ishe grua në atë epokë. Një nënë, një grua kolumbiane… që u shndërrua në një përbindësh. Pra, ishte një detyrë vërtet e vështirë për mua ta kuptoja atë”,- tha ajo për “People”.