Gjurmët e materialit radioaktiv Cesium-137 janë zbuluar përgjatë kufirit të Norvegjisë me Rusinë sot. Nivelet e rrezatimit janë ‘qartësisht’ më të larta se normalja, thanë autoritetet, dhe shkaku i goditjes misterioze nuk dihet. Ka aludime se gjetja e rrezatimit mund tw lidhet me testimin e raketave bwrthamore tw Rusisw në arkipelagun Novaya Zemlya.

Arma eksperimentale, e njohur si ‘Çernobili Fluturues’ i Vladimir Putinit, supozohet të jetë në gjendje të qëndrojë në ajër për disa ditë apo edhe javë pasi zbulon dobësitë në mbrojtjen perëndimore. Megjithatë, mund të ketë arsye të tjera për goditjen radioaktive, raporton Barents Observer. Autoriteti Norvegjez i Rrezatimit dhe Sigurisë Bërthamore (DSA) konfirmoi se nivelet janë mbi normën, por mbeten ‘shumë të ulëta’.

“Nivelet janë qartazi më të larta se normalja, por nuk paraqesin rrezik për njerëzit apo mjedisin,” tha Bredo Møller, nga njësia e gatishmërisë emergjente të DSA në Svanhovd. Cesium-137 radioaktiv u shfaq midis 9 dhe 12 shtatorit. Norvegjia ndan një kufi prej 121 miljesh brenda Rrethit Arktik me rajonin shumë të militarizuar të Rusisë Murmansk.

Media theksoi se javët e fundit ka pasur një aktivitet top-sekret në vendin e testimit Burevestnik. “Nuk ka raporte zyrtare se Burevestnik është testuar, por indikacionet mund të shihen duke studiuar imazhet satelitore të përditësuara çdo ditë nga arkipelagu i Arktikut. Barents Observer ka parë gjatë verës disa anije mallrash dhe anije për qëllime të veçanta në ujërat jashtë Pankovos dhe gjatë javëve të fundit, dy aeroplanët e mëdhenj transportues të Rosatom Il-76 janë parkuar periodikisht në aeroportin në Rogachevo në Novaya Zemlya.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb