Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Marseille. Lajmi është dhënë nga klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Rabiot vjen si lojtar i lirë, nga skuadra e Juventusit.
29-vjeçari ka luajtur për shumë vite me radhë për PSG në Ligue 1, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e Toulouse. Me kombëtaren e Francës, ai është impenjuar në 48 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola.