Bylis është përforcuar në sulm. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit nga Azerbajxhani, Amil Azim Oglu Yunanov. 31-vjeçari ka luajtur në vendin e tij për skuadra si Sabail, Sumqayit dhe Kapaz.
Postimi:
Sulmuesi Yunanov prezantohet te Bylisi!
FK Bylis prezanton sulmuesin me eksperiencë nga Azerbajxhani, Amil Azim Oglu Yunanov. Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe për sezonin e ardhshëm.
Yunanov bëhet pjesë e klubit tonë, pas një eksperience të gjatë në kampionatin elitar të shtetit të tij, Azerbajxhan, madje prej 2016 është pjesë e përfaqësueses së shtetit të tij, me të cilën numëron 4 takime.
Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe sulmuesit Yunanov dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon.