Qindra anëtarë të Hezbollahut u plagosën pasi pajisjet pager shpërthyen.

Agjencia shtetërore libaneze konfirmon “një incident të paprecedentë armiqësor të sigurisë” dhe akuzon ushtrinë izraelite se qëndron pas këtij sulmi.

Deri më tani, tetë persona kanë vdekur dhe llogaritet se gjithsej 2750 të tjerë janë lënduar.

Ministri Abiad tha se 200 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa në mesin e të plagosurve është edhe ambasadori i Iranit në Bejrut, Mojtaba Amani, sipas mediave iraniane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: