Tirana nuk ka pushim. Edhe pse ka luajtur dy ndeshje për pak ditë ajo sërish do të jetë sot në stërvitje. Shkëmbi do të nisë punën për derbin, ndeshje, të cilën Tirana nuk e fiton prej kohësh. Për sfidën derbi nuk do të jetë i gatshëm Florjan Përgjoni.

Lojtari ka probleme në këmbë. Lojtari do të jetë i gatshëm vetëm pas ndalesës së kombëtares, për të mos thënë në fund të muajit tetor. Pjesa tjetër e lojtarëve është e plotë.

Në këtë sfidë skuadra duhet të marrë tre pikët për prestigj. Fakt është që bardheblutë shkojnë si të pamposhtur në derbi, por edhe pa një fitore. Një “thriller” për Tiranën, që duhet të triumfojë me doemos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb