Një pallat ka shpërthyer në flakë në Paris. Të paktën dy bombola gazi shpërthyen. Një zjarrfikës dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.
Zjarri shpërtheu këtë të martë rreth orës 16:45, në çatinë e një pallati dhjetë katësh, në lagjen 13 të Parisit, mësoi Le Figaro. Zjarri ka rënë në kryqëzimin e rrugës d’Ivry dhe bulevardit Masséna.
Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në pallat po punohej. Forca të shumta zjarrfikëse janë vendosur dhe zona është rrethuar. Një shkollë fillore aty pranë u evakuua gjithashtu si masë paraprake. Sipas kryetarit të komunës 13-të, Jérôme Coumet, zjarri u vu nën kontroll rreth orës 19:00.
Tramvaji në linjën T3a ndërpritet midis Porte de Charenton dhe Porte d’Italie. Stacioni i metrosë Porte d’Ivry në linjën 7 u mbyll gjithashtu.
(Balkanweb)