Të paktën pesë persona u zhdukën dhe katër të tjerë u shpëtuan të gjallë pasi një anije mallrash u mbyt në brigjet e shtetit verilindor brazilian të Pernambuco, njoftuan mediat lokale.

Anija, e quajtur “Concordia”, u fundos 15 kilometra nga plazhi Ponta das Pedras në komunën e Goiania të dielën mbrëma.

Marina braziliane njoftoi në një deklaratë se aktivizoi protokollet e shpëtimit dhe të emergjencës përmes përdorimit të varkave dhe një avioni të Forcave Ajrore, të cilat bënë të mundur shpëtimin e katër anëtarëve të ekuipazhit.

Pronari i anijes, Antonio Goncalves, tha për rrjetin e lajmeve Globo se anija, ka një kapacitet për të transportuar 180 tonë. Anija transportonte materiale ndërtimi dhe ushqime në Fernando de Noronha, ku ndodhen disa nga plazhet më të admiruara në Brazil.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb