Ivan Perisic i jep drejtim të ardhmes. Sulmuesi kroat do të bashkohet me PSV në Holandë, zyrtarizimi i ardhur këtë të mërkurë.

Perisic ka zgjedhur të “përqafojë” projektin e skuadrës së drejtuar nga  trajneri Peter Bosz, pavarësisht thashethemeve për një rikthim të mundshëm në Itali.

Perisiç ka luajtur më parë për Brugge dhe Dortmund, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur eksperienca me te Interi. Së fundmi, ai ka luajtur në vendin e tij për Hajduk Split.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb