Liridon Balaj është lojtari më i ri i Skënderbeut. Klubi korçar ka dhënë njoftimin për fansat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Balaj, ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 3 vite.

Sulmuesi ka luajtur për Besën e Pejës në Kosovë, ndërsa ka kontribuar në Zvicër për Aarua.

“Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq! 25 vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!” – shkruan klubi.

(J.S/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb