SHBA vazhdon të besojë se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike për konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Hezbollahu i Libanit premtoi të hakmerrej pasi fajësoi Izraelin për shpërthimin e sinjalizueseve që vranë nëntë njerëz dhe plagosën 2750 të tjerë, përfshirë të dërguarin e Iranit në Bejrut.

“Pra, ne vazhdojmë të besojmë se duhet të ketë një zgjidhje diplomatike për këtë,” tha Jean Pierre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb