Dua Lipa i ka quajtur “të pamëshirshme” këngëtaret që ndajnë jetën e tyre private në muzikë për klikime.
Ndërsa fliste në një intervistë të fundit me Anderson Cooper në 60 Minutes, këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se tekstet e saj nuk janë për të treguar jetën e saj personale vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.
“Është diçka që unë natyrshëm e mbaj për vete. Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i shfaqin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve,” -tha ylli i muzikës. “Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e donin vërtet, jo të kritikoja dikë apo ta bëja për klikime në kurriz të dikujt tjetër.”
Megjithëse ajo nuk ka përmendur emrin e asnjë këngëtareje, intervista e saj i la fansat të mendojnë se ajo e kishte për Taylor Swift. Fansat shkuan në X, për të shprehur mendimin e tyre për të.
Për ata që nuk kanë njohuri, Swift është e njohur për referimin e ish-partnerve të saj dhe të dashurit aktual në këngët e saj, pasi fansat mendojnë se në albumin e saj The Tortured Poets Department, këngët So High School dhe The Alchemy janë për Travis Kelce, ndërsa disa këngë i referohen ish të dashurit të saj, Joe Alwyn.