Xhesika Gremi, oficere sigurie në shkollën Sami Frashëri, e ftuar në rubrikën ‘Open’ në Neës24 ka diskutuar rreth punës që kryhet nga oficerët e sigurisë, rolet e tyre në 240 shkollat të cilat tashmë kanë prezent nga 1 oficer sigurie.

Gremi tha se Oficeri i sigurisë i caktuar në një shkollë, apo gjimnazh ka për detyrë të monitorojë të gjitha ambientet, thuajse gjatë gjithë kohës nga nisja e procesit mësimor deri në përfundim të tij.

Teksa u ndal në raste konkrete kur mund të ketë edhe problematika mes 2 nxënësve, Gremi tha se patjetër duhet një komunikim shumë i kujdesshëm me nxënësit, vihen në dijeni psikologët, drejtorët e shkollave dhe patjetër edhe prindërit për të sqaruar të gjithë ngjarjen, që të mos shfaqen probleme më tej.

Ajo tha se duhet shpjeguar nxënësve gabimet dhe faljet që kërkojnë ti kenë të ndjera, jo vetëm për të mbyllur çështjen aty.

Gremi:

Qëllimi është që ne të parandalojmë dhe të bashkëpunojmë të gjithë bashkë.

Të gjthë oficerët duhet të shkojn më thellë, duhen vënë në dijeni prindërit, drejtuesit e institucioneve përgjegjëse.

Në raste kur kemi problem me 2 fëmijë duhet urgjentisht të thirren prindërit, të sjarohen që të mos kemi probleme më pas dhe ne duhet ti shpjegojmë nxënësve që të kuptojë gabimin dhe mos të përsëritet dhe falja të kërkohet e ndjerë jo thjeshtë sa për të mbyllur çështjen aty.

Në çdo situatë duhet të komunikohet fillimisht me fëmijët, më pas vihen në dijeni drejtuesit e shkollave, patjetër psikologët e prindërit.

Oficert e policisë bëjnë monitorime gjatë gjithë procesit mësimor, në korridore në palestra në ambiente të ndryshme të shkollave për të pasur në kontroll situatën.

Orari ynë është 7:30 deri në fund të procesit mësimor’‘, tha Gremi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb