Kompania Google ka njoftuar të mërkurën se gjoba prej 1.49 miliardë euro e vendosur ndaj kompanisë nga Komisioni Evropian në vitin 2019, e cila lidhej me reklamimin në internet, u anulua nga Gjykata e dytë e lartë evropiane.
“Gjykata anulon vendimin e Komisionit në tërësi”, ka thënë Google në një deklaratë.
Google u gjobit nga Komisioni Evropian për shkak të dyshimeve se gjiganti amerikan i teknologjisë abuzoi me dominimin në treg duke kufizuar shfaqjen e reklamave në motorin e kërkimit për palët e treta midis viteve 2006 dhe 2016.
Komisioni ka thënë se do të “reflektojë mbi hapat e mundshëm të ardhshëm”, që mund të përfshijnë apelin në gjykatën më të lartë të BE-së