Parlamenti nesër do të mbajë homazhe për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Homazhet do të mbahen nesër në sallën ku mbahen seancat plenare. Homazhet mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00. Seanca e rregullt plenare shtyhet për nesër në orën 17:00.

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

Faleminderit”, thuhet në njoftim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb