Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madrid doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Leipzig në Champions League.

“Është gjithmonë emocionuese të konkurrosh përsëri në Champions League. Unë imagjinoj një stadium të etur për të parë këtë kompeticion, për të parë ekipin e tyre të rikthehet në një turne të rëndësishëm.

Kundërshtari? Ata janë një ekip i trajnuar mirë dhe kanë luajtur stile të ndryshme ndeshjesh.

Bëhet fjalë për një rival shumë të fortë, sidomso në sulm. Leipzig ka lojtarë të shpejtë, të shikojmë si do veprojmë ndaj tyre” – tha Simeone.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb