Edhe pse ka kaluar një vit e gjysmë që nga shkarkimi i tij nga Bayern Munich, Julian Nagelsmann, trajneri aktual i kombëtares gjermane,  u rikthye të fliste përsëri për atë temë.

“Kam ardhur në një kohë kur klubi ishte në një fazë ndryshimi, me Salihamidzic dhe Kahn në krye të klubit. Dhe besoj se, në këto rrethana, tranzicioni ishte ndoshta shumë i vështirë.

Nagelsmann, i cili zbarkoi në qytetin bavarez nga Leipzig dy vjet më parë për të pasuar Hansi Flick, u zëvendësua nga Thomas Tüchel kur Bayern ishte i dyti në Bundesligë (më pas fitoi). Menjëherë më pas, Salihamidžić dhe Kahn u pushuan nga puna.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb