Një e mitur 7-vjeç është aksidentuar nga një fugon në Shënkoll të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar urgjentisht në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se e mitura po kthehej nga shkolla në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb