Tani është zyrtare. Al Nassr ka firmosur me trajnerin Stefano Pioli. Klubi arab, ku luan Ronaldo,  ka dhënë lajmin për tifozët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Al Nassr nuk humbet kohë kështu, duke gjetur pasuesin e Luis Castros, 24 orë pas shkarkimit. Tekniku Pioli do të fillojë menjëherë nga puna, teksa që nesër do drejtojë seancën stërvitore.

“Timonieri” ka firmosur një kontratë për 3 vite, ku do përfitojë 12 milionë euro në sezon. 58-vjeçari është papunë, që prej largimit nga Milani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb