Donald Trump thotë se do të ketë më shumë mbrojtje nga Shërbimi Sekret pas dy atentateve të dështuara ndaj tij.

Të dielën, kandidati republikan për president u vendos nën mbrojtjen më të madhe të agjentëve pasi u dëgjuan “katër ose pesë” të shtëna armësh në afërsi të Trumpi, i cili në atëkohë po luante golf.

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, po përballet me akuza federale për armëmbajtje pa leje pasi një agjentë e kishte vë re amerikanin duke kaluar nëpër shkurre dhe hapi zjarr ndaj të dyshuarit. Shërbimi Sekret konfirmoi se të shtënat e vetme në incident ishin nga agjenti i saj.

Autoritetet deri më tani nuk besojnë se Routh po vepronte me dikë tjetër. Ata thonë se i dyshuari kishte një prani aktive në internet dhe po përpilojnë detaje të lëvizjeve në javët para arrestimit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: