Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, në këtë takim të mbajtur të martën është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e SHBA-së në fusha të ndryshme.

“Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: