Qazim Laçi protagonist. Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi gol me Spartën e Pragës, në ndeshjen e vlefshme për Champions League, ndaj Salzburg.

Në minutën e 58-të, Laçi shfrytëzoi në maksimum një asist të Olatunjit, duke dërguar kështu topin në rrjetë. 28-vjeçari kuqezi është pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit danez,  Lars Friis, me futbollistin që po shpërblen në mënyrën më të mirë besimin e dhënë.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb