Sot në Këshillin e Ministrave janë vendosur ndryshime të reja në qeveri.

Kryeministri Edi Rama ka emëruar në pozicionin e zëvendës ministres së Turizmit, Ilva Gjuzin. Kjo e fundit është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë të PS-së nga Rama si nënkryetare e Asamblesë. Gjuzi u promovua edhe në media.

Ilva Gjuzi ka deklaruar në daljet e saj në TV se i është bashkuar Partisë Socialiste, për vizionin që PS ka për Shqipërinë. Ajo tha se ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Kembrixh dhe se dëshiron të kontribuojë për vendin tonë.

Përpos Ilva Gjuzit, në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar disa zëvendësministra të rinj. Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërkaq, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lirua nga kjo detyrë dhe është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërsa, Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: