Sparta e Pragës merr 3 pikë të arta në ndeshjen e parë të Champions League. Skuadra çeke triumfoi në Pragë me shifrat 3-0 ndaj Salzburg. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, falë golave të Kairinen dhe Olatunji. Në fillimin e pjesës së dytë, Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares thelloi akoma më shumë shifrat.
Në Stadio Renato Dall’Ara (Bologna), ndeshja mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk përfundoi 0-0. Mysafirët nga Ukraina humbën një penallti me Sudakov, në minutat e para të ndeshjes.
(J.S/BalkanWeb)