Një ngjarje e përmasave tragjike ka ndodhur mbrëmë në Nikoliq të Hasit, teksa raportohet se nënë e bir kanë ndërruar jetë.

Dyshohet se shtëpia ku ata banonin është përfshirë nga flakët, me djalin R. L. që ka hyrë për të shpëtuar nënën F. L., por fatkeqësisht nuk ka mundur.

Sakaq, bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb