Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, po mban në Bruksel një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Röpke u shpreh se gjatë vizitës së fundit të delegacionit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në Shqipëri kanë marrë mesazhin se vendit i duhet ndihmë për anëtarësimin në BE.

Në këtë kontekst, Röpke theksoi se nuk mund të zhgenjejnë aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

“Është një ditë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Javën e shkuar udhëhoqa delegacionin tonë në Tiranë dhe patëm shumë takime dhe vizita. Mesazhi që na përçuan është ai që duhet mbështetja jonë madhore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e shqiptarëve.
Të gjithë ne në komitetin tonë vlerësuam faktin se kryeministri Rama ishte pjesë e përurimit në shkurt. Prej atëherë kemi bërë shumë punë. Kemi 18 anëtarë të cilët kanë punuar për 2 opinione shumë të rëndësishme”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb