Arkëmorti i ish-deputetit Gerti Bogdani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, teksa pritet që në vijim të zhvillohen homazhet për të.

Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike si edhe funksionarë të tjerë të PD për të kryer homazhet.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për 2 mandate duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb