Përfaqësues të Focus Media Grup, janë bërë sot pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhet e fundit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.

Zëvendës presidentja e grupit Fabiola Hysenbelliu, Drejtori i Përgjithshëm i News24, Aleksandër Çipa dhe Drejtori i Informacionit në News24, Erl Murati, i kanë shprehur ngushëllimet familjes të të ndjerit.

Pjesë e homazheve kanë qenë edhe politikanë të shumtë dhe qytetarë, që kanë kryer nderimet e fundit për ish – deputetin që humbi jetën dje në moshën 44-vjeçare, nga një atak kardiak.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb