Një prodhues japonez i radiolidhjeve është distancuar nga pajisjet që mbanin logon e tij e që shpërthyen në Liban të mërkurën, duke thënë se e ndërpreu prodhimin e tyre një dekadë më parë.
Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 450 u plagosën pasi qindra radiolidhje, disa të përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah, shpërthyen në të gjithë Libanin të mërkurën, raporton BBC.
Pajisjet, sipas fotove dhe videove të shpërthimeve, duket se janë marrës IC-V82 të prodhuara nga Icom, një prodhues telekomunikacioni me bazë në Osaka.
Por Icom thotë se nuk ka prodhuar apo eksportuar IC-V82, madje as bateritë e nevojshme për t’i përdorur ato, për 10 vjet.