Po mbahen homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputetit të PD që u nga jeta ditën e djeshme.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni, pasi ndodhet në një takim me Ursula von der Leyen në Bruksel.
Linda Rama shpreh ngushëllimet për familjarët e të ndjerit, dhe bashkëshorten e tij Edlira Çepani.