Policia federale gjermane në Kranenburg-Wyler sekuestroi 3 kilogramë drogë kristal në një makinë të marrë me qira nga një shqiptar.

Oficerët Federal të Policisë Kleve kontrolluan udhëtarët nga Holanda në Kranenburg-wyler. Në një makinë me qira është kontrolluar edhe një 24-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët kanë mundur të gjejnë gjithsej 3 kg e 20 gramë lëndë narkotike të fortë kristal meth, pas sediljes së pasagjerit dhe pas sediljes së shoferit.

Më pas drejtuesi i mjetit u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Federale Kleve për procedim të mëtejshëm.

Lënda narkotike është konfiskuar, pas konsultimeve telefonike me zyrën e hetimit doganor të Essenit, ata morën hetimin e mëtejshëm në zyrën e Policisë Federale në Kleve. Vlera në rrugë e drogës është mbi 200 mijë euro.

Shqiptari ndodhet në paraburgim me vendim gjykate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb