Gjatë intervistës së dhënë për Relevo, lojtari i Atletico Madrid, Angel Correa foli edhe për thashethemet e merkatos, teksa zbulon se ka qenë afër kalimit te Milani.

“Isha afër kalimit te Milani. Pse nuk ndodhi transferimi? Ditën e fundit, gjithçka ishte gati të vinte në vend dhe Miguel Ángel Gil Marín më thirri. Ai (CEO i Atleticos)  nuk donte që unë të largohesha, më kërkoi të mos shkoja” – tha ai.

Correa shtoi: “Milan është një klub i madh, unë doja të shkoja, të provoja të luaja. Por në fund nuk doli asgjë. Këtu dihem si në shtëpi dhe jam shumë i lumtur”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb