Pas barazimit 0-0 të Interit ndaj Manchester Cityt të mërkurën në mbrëmje, tashmë e gjithë vëmendja rikthehet në Serie A, aty ku skuadra e Inzaghit do të kërkojë të rikthehet tek fitoret pas barazimit ndaj Monzës fundjavën e shkuar. Dhe këtë gjë duhet ta bëjë në derbin ndaj Milanit. “Djalli” është I etur për pike dhe do të kërkojë kthesën pas humbjen ndaj Liverpool në Champions League.

Tek Inter në dyshim është vetëm Federico Dimarco. Anësori nuk u grumbullua me ekipin në Manchester ndaj Inzaghi shpreson ta ketë në dispozicion të djelën në mbrëmje. Gjithsesi kalendari është i ngjeshur ndaj ziklatrit duhet të monitorojnë me shumë kujdes progresin e Dimarcos drejt rikuperimit 100% në të kundërt nuk do të kërkojnë ta rrezikojnë që në derbin ndaj Milanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: